Sot (e shtunë) janë zhvilluar tri ndeshjet e xhiros së 12-të të Superligës.
Malisheva është mposhtur në udhëtim te Drita, me rezultat minimal 1-0.
Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thapi pas ndeshjes tha se mungesa e disa lojtarëve ka penalizuar edhe skuadrën e tij sot në përballje me Dritën.
Megjithatë, Thaqi vlerësoi paraqitjen e Dritës pavarësisht se tha që ekipi i tij humbi falë një gabimi.
“E kemi ditur se kemi një përballje të vështirë me Dritën. Po na mungon edhe përvoja e disa lojtarëve, sot kemi qenë në mungesë të dy qendërmbrojtësve Kryeziut e Xhakës.
Jo se është vërejtur shumë mungesa e tyre, por Drita fitoi falë gabimit tonë. Kemi bërë përpjekje për të barazuar rezultatin, por na mungon përvoja e disa lojtarëve, po të kishim mundim së paku të fitonim një penallti”, tha Thapi.
Malisheva pas kësaj humbje bie në pozitën e shtatë me 12 pikë.