Bayerni Munihu ka hedhur pas shpine humbjen turpëruese me rezultat 5:0 nga Monchengladbach, në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, duke fituar sot me 5:2 ndaj Union Berlinit, në kuadër të Bundesliga I.
Lewandowski (15'-nga penaltia e 23'), Sane (35'), Coman (61') e Muller (79') shënuan për Bayernin dhe Giesselmann (43') e Ryerson (65') për Union Berlinin.
Vendasit nuk e përballuan sulmin si stuhi të Bayernit.
Bayerni prin me 25 pikë pas 10 javësh, duke lënë pas Dortmundin me 24 e Union Berlini renditet në vend të 6-të me 16 sosh.
Lewandowski kryeson në listën e shënuesve me 12 gola, ka tre më shumë se Haaland i Dortmundit.