Laçi ka fituar në debutimin e trajnerit të ri, Mirel Josa. Kurbinasit kanë dominuar kundërshtarin në pjesën më të madhe të lojës, ndërsa ishte dopieta e Guindo që vendosi për suksesin me rezultatin 2-0.
Sulmuesi i Laçit ka çaluar gjatë gjithë kohës që në momentin kur u transferua te kurbinasit.
Goli i parë i tij do të vinte nga 11-metrat dhe e zhbllokoi disi në aspektin psikologjik. Ndërkohë në minutën e 65, Guindo futet bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetën për herë të dytë.
Disa raste të rrezikshme janë krijuar edhe nga Lushkja, megjithëse nuk ishte dita e këtij të fundit për të gjetur golin.