Osasuna nuk e kishte fuqinë si ndaj Realit kur barazoi në Madrid me rezultat 0:0, sot si mysafirë u mposhtën me 2:0 nga Sevilla.
Diego Carlos shënoi në minutën e 40-të e Ocampos në atë të 60-tën për fitoren e Sevillës.
Osasuna me gjithë angazhimin nuk arriti të bëjë sërish befasi.
Sevilla renditet në vend të dytë me 24 pikë sa ka edhe Reali në kreun e tabelës, Sociedadi është i treti me po me 24 sosh.
Osasuna është në pozitën e shtatë me 19 pikë apo ishte humbja e tretë nga 12 ndeshje deri me tani në kampionatin spanjoll, por ka 5 fitore e 4 barazime.