Astrit Fazliu zhvillon ndeshjen e 100-të për Dritën

Futboll

Astrit Fazliu zhvillon ndeshjen e 100-të për Dritën

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 18:40
Astrit Fazliu

Ndeshja e javës së 12-të ishte ndeshja e 100-të jubilare për futbollistin Astrit Fazliu për Dritën.

Astrit Fazliu ka zhvilluar 100 ndeshje zyrtare me Fc Dritën në të gjitha kompeticionet. Ai deri më tani ka shënuar 17 gola dhe ka realizuar 21 asistime, përcjellë KosovaPress.

Ndryshe, Drita të dielën e ka mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës me golin e realizuar në minutën e 14’, nga Hoti (autogol).

Skuadra nga Gjilani e kryeson renditjen tabelare me 22 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat