Klubi nga kryeqyteti i Shqipërisë Kf Tirana e ka fituar derbin e javës së shtatë të Superligës së Shqipërisë kundër Vllaznisë në udhëtim.
Nga një gol në secilën pjesë i mjaftuan Tiranës që të dal me pikë të plota nga stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër.
Xhixha i dha epërsinë Tiranës më golin e tij në minutën e 25’ të ndeshjes dhe ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë, Tirana mbetet me një lojtar më pak në fushë, por përkundër kësaj, mysafirët e shënuan edhe golin e dytë në minutën e 77’ dhe realizues ishte Seferi.
Tirana e kryeson renditjen tabelare me 17 pikë, tri më shumë se Kukësi në vendin e dytë, kurse Vllaznia ka nëntë pikë në vendin e katërt.