Juventusi nuk është për titull në Serie A në futboll.
“Zonja e Vjetër” sonte pësoi humbje të rëndë në udhëtim, me rezultat 2:1 nga Verona.
Mbrëmje katastrofë për Juven në stadiumin “Marc'Antonio Bentegodi”.
Futbollisti Giovanni Simeone ishte “macja e zezë” për Juven.
Ai e kreu punën në fillim, duke shënuar në minutën e 11-të përkatësisht të 14-tën.
Goli i parë bie nga një pakujdesi e mbrojtjes së Juves.
Goli i dytë ishte qershia mbi tortë, Simeone nga rreth 20 metra shënoi eurogol në këndin e majtë të epërm!
Në minutën e 80-të, Weston McKennie ngushton humbjen në 2:1.
Pas javës së 11-të, Juventusi zë vendin e 9-të me 15 pikë aq sa ka edhe Verona një pozitë më lart.