Manchester Utd më në fund i kthehet qetësisë pas një barazimi e tri humbjeve në katër javët e fundit.
“Djajtë e kuq” shënojnë fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Tottenham-it, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Tottenham Hotspur” në Londër.
Ronaldo shënoi gol atraktiv në minutën e 39-t, i cili nga afërsia shënon në shtyllën e dytë përkatësisht të djathtë.
Në pjesën e dytë Manchester Utd shënoi edhe dy herë përmes Cavanit në minutën e 64-të e Rashfordit në atë të 87-tën.
Manchester Utd ngritët në vend të pestë me 17 pikë, ka dy më shumë se Tottenham që gjendet tre pozita më poshtë pas 10 jave në Premier League.