Llapi nga Podujeva është rikthyer në formë dhe si rezultat i kësaj sot importoi tre pikë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e mundur me 2:0 Feronikelin.
Kryetrajneri Tahir Batatina, është i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij.
“Fitoren ia dedikojmë tifozerisë ‘Legjendat’ që sot na përkrahën dhe na ndihmuan të kthehemi nga Drenasi me tre pikë!
Përkrahja e tyre është motiv shtesë për ne që t'i shpërblejmë ata me lojëra të mira dhe rezultate pozitive”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.