Giovanni Simeone është në një periudhë spektakolare të formës, pasi sulmuesi i Hellas Veronas shënoi golin e tij të gjashtë brenda 98 minutave lojë në Serie A, duke shtangur portierin e Juventusit, Wojciech Szczesny.
Argjentinasi, i cilë është djali i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, është duke kaluar nëpër një formë jetësore në stadiumin “Bentegodi”..
Ai shënoi të katër golat për Lazion në fitoren 4-1 fundjavën e kaluar dhe bëri një paraqitje të shkurtër si zëvendësues në barazimin 1-1 të mesjavës me Udinesen, më pas startoi të shtunën kundër Juventusit.
I njohur me nofkën “Cholito”, Simeone bëri një impakt të menjëhershëm në këtë ndeshje, duke shënuar golin e parë në minutën e 11-të dhe pastaj tre minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë pas goditjes me këmbën e djathtë në këndin e sipërm të portës.
Kjo do të thotë se në 98 minutat e tij të fundit në fushë, Simeone ka shënuar gjashtë gola.