Derbi i madh e me 6 gola në stadiumin "Letzigrund" në Zurich. Baseli ka barazuar me rezultat 3:3 me Zurich-un, në derbin e javës në Kampionatin e Zvicrës.
Futbollistët Shqiptarë Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu e Blerim Xhemaili, u paraqitën standardë për Zurich-un dhe Pajtim Kasami për Baselin.
Artur shënoi në minutën e 5-të pas asistimit të Kasamit, pastaj Ndoye (48’), Millar (63’) dhe për Zurich-un Boranijasheviq (47'), Frei (53'-autogol) e Ceesay (90+6').
Kasami në minutën e 71-të ndëshkohet me karton të verdhë, ndërsa Aliti u zëvendësua në minutën e 84-të.
Pas 12 jave Baseli kryeson me 26 pikë, ka 4 më shumë se Zurich në pozitën e dytë.
Baseli nuk njeh humbje, ka 7 fitore e 5 barazime.