Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, me Torinon, arkëtuan tre pikë të mëdha.
Torino ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Sampdorisë, në ndeshjen e javës së 11-të në Serie A.
Futbollisti nga Kosova u inkuadrua në lojë në minutën e 53-të.
Praet (17'), Singo (52'), Belotti (90+3') realizuan për fitoren e torinezëve.
Ad. Silva në minutën e 67-të ndëshkohet me karton të kuq duke lënë me një lojtar me pak Sampdorinë.
Torino zë vendin e 11-t me 15 pikë dhe Sampdoria është e 14-ta me 9 sosh.