Barcelona sërish zhgënjen, kësaj radhe pa trajnerin Ronald Koeman, i cili u shkarkua ditë më parë.
Barcelona u nda baras (1:1) me Alaves-in, në ndeshjen që u luajt në "Camp Nou".
Barcelona assesi të marrë veten pas humbjes me 2:1 nga Reali, pastaj nga Rayo Vallecano me 1:0.
Aguero u lëndua në minutën e 41-të dhe u detyrua të largohet, ishte një hendikep i madh për Barcelonën.
Në minutën e 49-t, Depay shënoi por nuk i mjaftoi pasi që Alaves shpejtë u përgjigj dhe barazuan me golin e futbollistit Rioja në minutën e 52-të.
Pas javës 12-të në Spanjë, Barcelona zë vendin e 9-të me 16 pikë dhe Alaves është i 16-ti me 10.