Cristiano Ronaldo ka shpërfillur kritikët që e kanë cilësuar Manchester Unitedin “katastrofal” javët e fundit, duke thënë pas fitores 3-0 kundër Tottenhamit të shtunën se ai kurrë nuk u interesua për perceptimin publik të ekipit.
“Kritikat janë gjithmonë aty”, tha Ronaldo për faqen zyrtare të klubit.
“Për mua, nuk më shqetëson sepse kam luajtur 18 vite futboll, kështu që e di që një ditë [njerëzit do të thonë] ne jemi perfekt dhe një ditë [do të thonë] ne jemi katrahurë.
“Unë e di këtë dhe ne duhet të merremi me këtë, por është gjithmonë më mirë kur njerëzit të lavdërojnë dhe ata janë të kënaqur me ty.
“Ndonjëherë jeta është e tillë, ndonjëherë duhet të kalojmë momente të këqija dhe duhet të ndryshojmë dhe ndryshuam.
“Ekipi ishte pak nën presion, pak i trishtuar, por ne e dinim që mund të jepnim një përgjigje të mirë. Ne luajtëm mirë, e nisëm lojën shumë mirë.
“Sigurisht që detyra ime është të ndihmoj ekipin me përvojën time, golat e mi, asistimet e mia dhe e bëra këtë sot dhe ndihem shumë i kënaqur me këtë. Por sa i përket ekipit, për mendimin tim ishte një paraqitje e pabesueshme".