Përballjet derbi

Futboll

Përballjet derbi

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:10
Përballjet derbiPërballjet derbi

Javier Zanetti ka dhënë një intervistë për DAZN gjatë eventit Ëembrace Sport.

Zëvendëspresidenti i Inter-it është ndalur te momentet më të komplikuara dhe të vështirë të karrierës së tij.

Rimëkëmbje – “Kam jetuar shumë momente të vështira, por janë ato që të japin frocën të ngrihesh përsëri në këmbë dhe të bëhesh më i fortë”, ka thënë Zanetti.

“Nëse duhet të zgjedh një, them dëmtimin e pësuar në Palermos, pothuajse në fundin e karrierës, kur kam këputur tendinën në thembrën e Akilit. Në moshën 39 vjeç mendonin të gjithë se ishte fundi i karrierës sime, por mendja ime ishte e projektuar te momenti i kthimit në fushë”.

Sfidat – “Kur dikush bën një karrierë si e imja, duke përfaqësuar një skuadër të madhe si Inter-i, të gjitha sfidat janë shumë të rëndësishme. Ka ndeshje të mëdha, shumë rivalitete, përqendrimi duhet të jetë gjithmonë maksimal.

“Përballjet derbi, sfidat me Juventus-in, ndeshjet ndërkombëtare si finalja e Champions-it ku fiton ose humb, je një hap larg historisë ose jo. Do të thotë se duhet të japësh gjithçka nga vetja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat