Trajneri i klubit të Dukagjinit, Armend Dallku i është kundërpërgjigjur trajnerit të SC Gjilani, Ismet Munishit.
Dukagjini dhe Gjilani u përballen dje, në ndeshjen e javës së 12-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, u mbyll baras 1-1.
Por, një ditë para ndeshjes (të premten), ishte trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi, që përmes një postimi në ”Facebook” ironizoi me vendimin e Komisionit të Gjyqtarëve Profesional, për heqjen e kartonit të kuq të Ahmed Januzit.
Pas postimit të Munishit, ka reaguar sonte edhe trajneri i KF Dukagjinit, Armend Dallku, i cili publikoi një foto të tjegullave me mjaltë, teksa shkroi: ”Kemi mjaltë për gjithçka, bujrëm”.