Drejtuesit e Tottenham Hotspur janë të pakënaqur me formën e skuadrës këtë sezon.
Pas dhjetë ndeshjeve në Premier Ligë, Spurs kanë grumbulluar 15 pikë dhe ndodhen në pozitën e tetë.
Kurse, në Grupin G të Ligës së Konferencës, skuadra londineze është e treta me katër pikë pas tri ndeshjeve.
Dy ndeshjet e ardhshme; ndaj Vitesses në Ligën e Konferencës dhe Evertonit në Premier Ligë, mund të jenë vendimtare për trajnerin e Tottenhamit, Nuno Espirito Santo, sipas gazetarit edhe ekspertit të merkatos, Nicolo Schira
Sipas tij, nëse Tottenhami sërish regjistron rezultate negative, trajneri 47-vjeçard do të shkarkohet.