Goditje për Spalletin

Futboll

Goditje për Spalletin

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:38
Goditje për Spalletin

Goditje për skuadrën e Napolit, teksa Luçiano Spaleti do të bëjë pa shërbimet e sulmuesit kryesor, Viktor Ozimhen për derbin e pasdites së sotme ndaj Salernitanës në orën 18:00.

Sulmuesi nigerian ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe kështu nuk do të jetë në dispozicion për duelin e sotëm ndaj skuadrës ku aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli.

Për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij, 22-vjeçari do të duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të parë dhe sa kohë do të duhen për riaftësimin e tij.

Një goditje për Spaletin, i cili humbet kështu një nga lojtarët më në formë të momentit te të kaltërit edhe për takimin ndaj Legias në mesjavë, ndeshje vendimtare për fatet e Napolit për ecurinë në Europa Ligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat