Ulpiana dhe Ballkani do të duelojnë në ndeshjen e xhiros së 11-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ballkani e cila është skuadra e vetme e pamposhtur në Superligë këtë edicion, do të kërkojë vazhdimin e serisë pozitive dhe me një fitore potenciale sot do të rimerrnin pozitën e parë në tabelë.
Ulpiana vie pas një fitore të madhe në udhëtim ndaj Malishevës dhe pozicionohet momentalisht e fundit në tabelë me 10 pikë të mbledhura, por me një fitore do të ngriteshin së paku tri pozita më lart.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Ulpiana: Ajeti, Qerimi, Rapuca, Musliu, Makolli, Shala, Mustafa, Rezi, Conceicao, Shkalla, Selimi.
Ballkani: Frashëri, Thaqi, Patoku, Hoxha, Jashanica, Gashi, Baftiu, Korenica, Kuc, Krasniqi, Solomon.
Ndeshja fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.