Drejtuesit e Liverpool janë të vendosur të sigurojnë rinovimin e kontratës së Mohamed Salah para janarit.
Sipas Football Insider, Të Kuqtë duan të arrijnë një marrëveshje para se të hapet merkato e dimrit.
Drejtuesit e klubit anglez besojnë se nëse negociatat do të vazhdojnë përtej dhjetorit, atëherë shpresat për një rinovim mund të shuhen.
Nga ana e tij, Jurgen Klopp pret me padurim që lojtarit të nënshkruajë kontratën e re.