Interi gjatë verës së ardhshme mund të humbasë një lojtar shumë të rëndësishëm, bëhet fjalë për Ivan Perisic i cili ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni me zikaltrit dhe këtë gjë ua ka kominikuar drejtuesve të klubit.
Perisic do të largohet nga Interi me parametër zero, pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës edhe me 1 sezon me një pagë ndjeshëm më të ulët se 4.5 milionë eurot që përfiton aktualisht në sezon me kampionët e Italisë.
Për Perisic ka interes nga Gjermania ku Bayern Munich kërkon ta rikthejë në gjirin e saj ashtu si edhe Wolfsburg ndërkohë që e duan në Angli Everton dhe West Ham.
Tashmë Interit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zgjidhë çështjen e kroatit tjetër që ka në ekip, Marcelo Brozovic i cili gjithashtu është në skadencë kontrate dhe ende nuk ka vendosur nëse do rinovojë ose jo.