Interi ka shënuar fitoren e shtatë nga 11 ndeshjet e deritashme në Serie A.
Zikaltrit triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Udineses.
Futbollisti Joaquin Correa është kreator i fitores duke shënuar dy gola në minutën e 60-të dhe të 68-tën.
Interi renditet në pozitën e tretë me 24 pikë, ka 4 me pak se napoli e Milani, por këto të fundit kanë nga një ndeshje me pak.
Udinese mban vendin e 14-të me 11 pikë të mbledhura.