Tottenham mund të vendosë të ndajë rrugët me kapitenin

Futboll

Tottenham mund të vendosë të ndajë rrugët me kapitenin

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 14:38
Tottenham mund të vendosë të ndajë rrugët me kapitenin

Tottenham mund të vendosë të ndajë rrugët me kapitenin Hugo Lloris verën e ardhshme.

Mosha e madhe e francezit mund të kthehet në një problem për Spurs-at por edhe paraqitjet e Lloris nuk janë më në nivelet e sezoneve të kaluara dhe drejtuesit e klubit londinez po mendojnë për pasuesin e tij.

Në listën e dëshirave të Tottenham është një argjentinas, pikërisht portieri titullar i La Selecion që aktivizohet në Premier League me Aston Villan.

Hugo Lloris-it nuk do t’i rinovohet kontrata që i skadon në qershor dhe për pasuesin e tij, argjentinasin Martinez drejtuesit e Tottenham po përgatitin një ofertë prej 40 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat