Erling-Braut Haaland është i dëmtuar dhe nuk do të kthehet shumë shpejt në fushë.
Kur do të rikthehet?
Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussia Dortmund:
“Është akoma shumë herët për të patur një datë të saktë për kthimin e tij në fushë, por shpresojmë që të luajë përsëri këtë vit.
Gjithsesi, do të duhen disa javë”.