Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi nuk arrin pikë të plota.
Ata si vendas ndahen baras (1:1) me Iskrën nga Danillovgradi, në ndeshjen e javës së 13-të të Kampionatit të Malit të Zi.
Pavlloviq realizoi për 0:1 por Deçiqi shmang humbjen në minutën e fundit (90+3’) me golin e Marash.
Duket se tuzjanët janë specializuar për barazime, treguesi më i mirë është se nga 13 ndeshje kanë regjistruar 7 barazime.
Deçiqi zë vendin e 4-të me 19 pikë dhe Iskra është një pozitë më lartë me dy pikë shumë.