Interi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe të shtatën për këtë sezon në Serie A.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti Udinesen.
Ndeshja e zhvilluar sot në ''Giuseppe Meazza'', përfundoi me rezultatin 2-0.
Joaquin Correa shënoi të dy golat e fitore për ''Nerazzurrët'', në minutat 60 dhe 68.
Kësisoj, Correa u vlerësua më së larti në këtë ndeshje, me notën 8.2.