Superliga e Kosovës vazhdoi sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të.
Në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi”, Ulpiana mposhti liderin e Superligës, Ballkanin me rezultat 2-1.
Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, i cili u shpreh i dëshpëruar për humbjen.
“Një pjesë e parë ku dhanë shumë, por nuk patëm qetësi para portës. Edhe portieri bëri disa ndërhyrje. Pjesa e dytë nisi mirë, shënuam, por ramë në presion. Ulpiana mori kontrollin e ndeshjes.
Në minutat e fundit nuk arritën të kontrollonim ndeshjen. Ndodhin këto. Ndeshja duhet të analizohet. Pjesa e parë ishte e jona, kurse e dyta e Ulpianës. Fitore e merituar e Ulpianës”, tha Isufi, përcjellë Insporti.
Ballkani tani ka zbritur në vendin e tretë me 21 pikë. Ndërkaq Ulpiana ka kaluar në pozitën e shtatë me 13 pikë.