Ulpiana ka befasuar Ballkanin, duke e mposhtur si nikoqire me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superligë.
Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, është shprehur i lumtur me angazhimin e lojtarëve të tij në fitoren ndaj Ballkanit, 2:1.“Jam i kënaqur me ekipin.
Ndeshja kishte dy fytyra.
Pjesa e parë foli për Ballkanin, por e dyta për ne.“Shënuam më shpejt dhe i përgëzoj djemtë pasi nuk u dorëzuan dhe e vazhduan lojën deri në fund. Kemi bërë vetëm dy ndeshja të dobëta dhe nuk kemi dal në lojën tonë
.“Kemi zhvilluar ndeshje të mira por nuk kemi pasur rezultatet që kemi dashur”, deklaroi Tetova.