Ferizaj fiton derbin në Prishtinë, Vushtrria lider i ri

Futboll

Ferizaj fiton derbin në Prishtinë, Vushtrria lider i ri

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2021 Në ora: 15:43
Ferizaj fiton derbin në Prishtinë, Vushtrria lider i ri

Ferizaj fiton derbin në Prishtinë, me rezultat 1:0 ndaj Ramiz Sadikut, në takimin e javës së 11-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Është fitorja e 6-të rresht e Ferizajt me kryetrajnerin Arbnor Morina.

Vushtrria e mund Kikën me 2:1 dhe merr kryesimin me 21 pikë.

“Ka përfunduar ndeshja, skuadra jonë ka vazhduar serinë e fitoreve duke e mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat minimal 0:1 me supergolin e Albion Kurtaj.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e djelmoshave tanë te cilët po bëjnë super paraqitje nga ndeshje në ndeshje falë punës së palodhshme të shtabit teknik”, njofton KF Ferizaj.

Grupi B
Vushtrria - Kika 2:1
Arbëria - Vitia 2:0
Ramiz Sadiku - Ferizaj 0:1
Fushë Kosova - 2 Korriku 1:0
Flamurtari - Vllaznia 1:0 
Vushtrria kryeson me 21 pikë, pasojnë Ferizaj 20, Ramiz Sadiku 19, Arbëria 19, 2 Korriku 15, Flamurtari 14, Vllaznia 13, Fushë Kosova 11, Kika 9 dhe Vitia 7.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat