Gruaja është shfryrë...

Futboll

Gruaja është shfryrë...

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 15:58
Gruaja është shfryrë...

Ajo që i ka ndodhur Reina-s gjatë Atalanta-Lazio ka zemëruar Yolanda Ruiz, gruaja e numrit 25 të bardhekaltërve.

Portieri i Lazio-s, në minutat e fundit të sfidës undër zikaltërve, është goditur nga disa sende që janë gjuajtur nga shkallët e stadiumit ku qëndronin tifozët bergamaskë: një monedhë, një ngjitëse dhe një çakmak.

“Ky nuk është futboll”, ka shkruar Yolanda në profilin e saj në Instagram, ku ka publikuar një fotografi të kokës së Pepe-s, ku mund të shihet plaga.

“Është thjesht e patolerueshme”, ka vazhduar gruaja që në fotografinë e fundit ka rrethuar sendet që kanë goditur portierin: “Monedha dhe çakmakë”.

Ndërsa gruaja është shfryrë, Reina ka dashur të kthejë me të qeshur: “Herën tjetër më hidhni një kile karkaleca”, ka bërë ironi spanjolli në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat