Zlatan Ibrahimoviç ka folur për Kylian Mbappe në një intervistë për TF1.
Komplimente dhe kritika nga ana e suedezit për yllin e Paris Saint-Germain.
“E adhuroj, por nuk bën aq sa duhet. Do të ishte shumë më i fortë nëse mëson të lëndojë veten”, ka thënë sulmuesi i Milan-it.
“Ai duhet të shijojë gjakun, të ecë mbi zjarr. Duhet ta rrethojë veten me ata që thonë se nuk je i mirë aq sa duhet dhe do të bëhesh më i fortë”.
Ibrahimovic e shikon akoma ekipin e Pochettino-s si një skuadër individualistësh. I pyetur nëse mendonte se skuadra aktuale ishte më e mirë se ajo e tija kur ai luante në Parkun e Princave:
“Jo, nuk është. Sepse ne ishim një skuadër. Sot, kjo nuk është një skuadër. Ndoshta do të jetë më vonë. Besoj te kjo skuadër, por nuk janë më të mirët”.