Real Madrid do diskutojë kontratën e re me sulmuesin Vinicius Junior në muajt në vijim, me klubin spanjoll që e vlerëson lojtarin si të paprekshëm.
21-vjeçari ka impresionuar te “Los Blancos” në sezonin 2021/22, duke shënuar nëntë gola dhe regjistruar pesë asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.
Vinicius ka edhe katër vite kontratë të mbetur, por raporti i fundit shton se braziliani është ndër lojtarët që paguhen me se paku, pavarësisht rëndësisë në skuadër.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se Real Madrid planifikon të nis bisedimet me sulmuesin, që duan me patjetër ta ‘blindojnë’ në “Santiago Bernabeu”.
Vinicius fiton rreth 4 milionë euro për sezon, derisa është lojtari i momentit ku shënoi dy herë në fitoren ndaj Elches.