Atletico Madrid e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Real Betisit.
“Los Rijoblancos” janë në epërsi minimale me rezultat 1 – 0.
Golin e vetëm në këtë 45-minutësh e realizoi Carrasco pas një asistimi të Correa (26′).
Ndeshja ishte e dominuar dukshëm nga vendasit, që shumë lehtë mund të shënonin tre – katër gola të tjerë, por u mungoi konkretizimi.
Ndërsa, mysafirët nuk ishin fare në formën e duhur këtë pjesë, duke provuar të ndërtonin disa kundëraksione, që rezultuan të pasuksesshme.