Juventus do të jetë e grumbulluar nga dita e nesërme deri të shtunën e ardhshme.
Vendimi është marrë pas humbjes 2-1 të pësuar kundër Verona-s së Juric në Bentegodi, humbja e dytë radhazi në kampionat për bardhezinjtë pas asaj të pësuar në shtëpi kundër Sassuolo-s.
Janë ktarë në total humbjet e pësuara nga torinezët që, në 11 javë të kampionatit, kanë grumbulluar vetëm 15 pikë.
Massimiliano Allegri, në marrëveshje me klubin, do ta mbajë të gjithë grupin të grumbulluar nga e hëna deri të shtunën, dita kur Juventus do të presë në Allianz Satdium Fiorentina-n për javën e 12-të të Serisë A.
Në mes të grumbullimit, të martën në mbrëmje do të jetë edhe sfida e Champions League kundër Zenit-it. Gjatë grumbullimit, bardhezinjtë do të qëndrojnë në JHotel.