Djali i Rudi Vatës shënon nga këndi i pamundur te Celtic-u, arritje më vete për futbollistin që përfaqëson Irlandën!
Djali i Rudi Vatës, Rocco Vata, është vetëm në moshën 16-vjeçare dhe po luan me ekipin e dytë të Celtic.
Një arritje e madhe kjo duke parë moshën e tij, por besimi është duke u shpërblyer në fushën e blertë. Në ditën e djeshme, Rocco ka shënuar kundër Cumbernauld.
Një realizim shumë i vështirë dhe në dukje nga këndi i pamundur, por që dërgohet në rrjetë me lehtësinë më të madhe. Rocco është duke përfaqësuar Irlandën me moshat dhe mbetet të shihet nëse do të zgjedh kalimin te Shqipëria.