Kjo është lista e golashënuesve më të mirë në Superligën e Kosovës

Futboll

Kjo është lista e golashënuesve më të mirë në Superligën e Kosovës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 18:28
Kjo është lista e golashënuesve më të mirë në Superligën e Kosovës

Ka përfunduar edhe xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro ka prodhuar rezultate befasuese, por edhe gola në çdo takim të zhvilluar këtë javë.

Gerhard Progni ka realizuar përsëri për skuadrën e Gjilanit dhe më tutje është në krye të listës së golashënuesve me tetë gola të realizuar.

Kurse, mbrojtësi i djathtë i Prishtinës – Besnik Krasniqi me golin e sotëm është afruar në listë me gjashtë gola të shënuar.

Lista e golashënuesve më të mirë në BKT Superligën e Kosovës:

Gerhard Progni (Gjilani) – 8 gola

Kreshinik Uka (Drenica) – 6 gola

Ermal Krasniqi (Ballkani) – 6 gola

Besnik Krasniqi (Prishtina) – 6 gola

Denisson Silva (Drenica) – 5 gola

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat