Klubi Futbollistik “Drenica” ka pësuar humbje në kryeqytet kundër Prishtinës në kuadër të xihros së 12-të.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin minimal, 1-0.
Golin e vetëm për “bardhekaltërit” e realizoi mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi, shkruan Sheshi.info
Në pjesën e dytë ishte një rast diskutabil ku skuadra “kuqezi” kërkoi penallti. Por, pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari kryesor Gramos Shala e ndëshkoi me karton të verdhë Jose Denisson për simulim.