Futbollisti Kastriot Imeri ka shënuar në Kampionatin e Zvicrës. Megjithatë goli i tij nuk i mjaftoi Servette-s, e cila pësoi humbjes si mysafirë me rezultat 2:1 nga Lugano.
Imeri realizoi në minutën e 15-të.
Celar (30'-nga penalltia) e Sabattini (78') shënuan për Luganon duke përmbysur epërsinë e rivalit.
Imeri u zëvendësua në minutën e 86-të.
Pas javës së 12-të në kampionatin zviceran, Lugano është në vend të 4-të me 17 pikë e Servette e gjashta me 12 sosh.