Romano jep detajet e fundit për Mbappen, a do t’i bashkohet Real Madridit?

Futboll

Romano jep detajet e fundit për Mbappen, a do t’i bashkohet Real Madridit?

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar disa gjëra interesante për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Pas shumë ofertave në verë, PSG refuzoi disa oferta të Real Madrid, ndërsa këta muaj nuk ka pasur asnjë spekulim lidhur me kalimin e francezit në “Santiago Bernabeu”.

Romano ka zbuluar se arsyeja pse nuk ka detaje për kalimin e Mbappe te Reali është sepse PSG është tejet e zemëruar me klubin spanjoll që kanë përdorur edhe Karim Benzema për të bindur sulmuesin t’i bashkohet klubit spanjoll.

“Për Mbappe, për momentin nuk ka detaje, por Real ende e do si gjithmonë. PSG do vazhdojë të luftojë që lojtari të qëndrojë”.

“Situata e Mbappe është shumë e qetë tani sepse Real Madrid e di që PSG është e zemëruar me njerëzit e klubit dhe Karim Benzema, ngase kanë folur për Mbappen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Mbappe ka të drejtë që të nënshkruajë parakontratë me Realin qysh në muajin janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat