Partizani nuk di të fitojë/ Me Egnatian shënoi barazimin e pestë në 7 javë kampionat

Futboll

Partizani nuk di të fitojë/ Me Egnatian shënoi barazimin e pestë në 7 javë kampionat

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 22:31
Foto

Partizani nuk di të fitojë. Skuadra e Të Kuqve dështoi edhe këtë radhë për të regjistruar fitoren e parë sezonale në Abissnet Superiore pasi në Air Albania Stadium nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën me Egnatian

Fillimi i ndeshjes ishte i tmerrshëm për partizanin që e pa veten në disavantazh që në minutën e 6 kur Jackson i ndihmuar edhe nga një gafë e alban Hoxhës dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë Egnatias kryesimin në rezultat 1-0. Më pas gjërat u vështirësuan për skuadrën e Ilir Dajës që bëri 2 zevëndësime të detyruara teksa largoi Gueye dhe Damcevskin për t’i zëvendësuar me Muratajn dhe Sembene. por edhe Partizani pati momentet e tij të mira dhe në minutat shtesë të ndeshjes barazoi rezultatin 1-1 me Tedi Carën pas një assisti të Markut dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

në pjesën e dytë partizani e kërkoi golin e dytë duke krijuar mundësi me Filipovic dhe Carën por pa mundur të konkretizojë sulmet e tij. Në krahiun tjetër Egnatia rrezikoi të shënojë golin e dytë në një aksion ku belica rrezikoi të shënojë autogol por top[i i hyrë në zonë u përplas në traversë. 

Deri në fund të 90 minutëshit rezultati nuk ndryshoi me partizanin që shënoi barazimin e 5 në 7 ndeshje, ndërkohë që Egnatia shkon në 9 pikë po aq sa edhe Vllaznia e Dinamo. me barazimin 1-1 përfundoi edhe sfida e luajtur në Shkodër mes Teutës dhe kastriotit me gola të shënuara nga Gruda dhe Mudrazija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat