Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, po kërkon të transferohet në Atletico Madrid, raporton Mundo Deportivo.
Reprezentuesi francez do të bëhet lojtar i lirë në vitin 2022, me zemrën e tij të vendosur për të përfunduar një kalim në Spanjë.
Atletico nuk ka vendosur ende nëse do të rinovojë kontratën me Luis Suarez, kontrata e të cilit mbaron në verën e vitit 2022 dhe në rast se dështon kjo përpjekje e rinovimit, klubi spanjoll do të ketë shansin që të marrë Lacazetten me parametra zero.
Lacazette është paraqitur tetë herë me Arsenalin këtë sezon dhe ka shënuar tre gola.