Përkundër thashethemeve për një largim të mundshëm, Eden Hazard nuk po e mendon të njëjtën gjë, të paktën jo në afatin kalimtar të janarit.
Reprezentuesi i Belgjikës nuk e arriti asnjëherë formën që e kishte në Chelsea dhe tashmë nuk po ka as minutazhë në Real Madrid.
Megjithatë, ai e di që për të arritur në 11-shen startuese duhet të jetë i durueshëm dhe të punojë fort.
Edhe pse nuk ka pasur mjaftueshëm minutazhë këtë sezon, Hazardi nuk ka marrëdhënie të keqe me trajnerin, Carlo Ancelotti.
Vinicius momentalisht po konsiderohet si startues i padiskutueshëm në anën e majtë në formacionin e preferuar të italianit, 4-3-3.
Por, përgjatë këtij sezoni, Ancelotti tentoi të krijonte hapësirë për Hazardin duke e ndryshuar formacionin dhe duke luajtur në sistemin 4-4-2, aty ku belgu lëvizte në pozitën e tij ideale prapa sulmuesve.