Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior ka folur lidhur me ‘polemikat’ e fundit që janë bërë virale në rrjetet sociale.
U raportua se braziliani është tifoz i Barcelonës dhe që donte kalimin në “Camp Nou”, para se t’i bashkohej Real Madridit në qastet e fundit.
Por, Vinicius thotë se nuk ka qenë asnjëherë tifoz i Barcelonës, thjeshtë ka admiruar Neymarin, njësoi siç pëlqen edhe tani dhe yllin e Man Unitedit, Cristiano Ronaldo.
“Asnjëherë nuk kam qenë tifoz i Barcelonës. Gjithmonë e kam admiruar Neymarin, ku do që shkonte dhe njerëzit ndonjëherë e keqkuptojnë. Jam dhe gjithmonë kam qenë tifoz i Real Madridit”.
“Nuk është që e mbështes PSG ose Manchester United sepse jam tifoz i Neymar dhe Ronaldo. Është admirim për idhujt e mi”.
“Dua t’i bëj tifozët e lumtur. Real Madrid më ofruan më pak para, por me besuan dhe me dhuruan projektin më të mirë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Vinicius është duke shkëlqyer nën urdhrat e Carlo Ancelottit këtë sezon te klubi madrilen.