Suarez deshi të transferohej te Arsenali

Futboll

Suarez deshi të transferohej te Arsenali

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 01:00
Luis Suarez

Luis Suarez ka zbuluar se donte të largohej nga Liverpool-i për te Arsenali më 2013 pasi donte të luante në Ligën e Kampionëve.

Uruguaiani iu bashkua të Kuqve më 2011, dhe luajti në “Anfield Road” për tri vjet para se të shkonte te Barcelona.

“Mendoj që i kisha bërë një vit e gjysmë kur Brendan [Rogers] mori timonin në korrik, 2012”, ka thënë Suarez për UEFA.com.

“Atëbotë, kisha mundësi të nënshkruaja për klube të tjera të cilët më kontaktonin, por ai më telefonoi kur isha me pushime në Uruguaj për të mëthënë që mendonte ndryshe dhe se donte ta ndryshonte klubin dhe filozofinë e tij, që donte që klubi të kthehej në Ligën e Kampionëve dhe të luftonte për t’i fituar trofetë e mëdhenj, që ai do ta bënte ekipin të luajë futboll shumë të mirë”.

“Ai kërkoi që t’i besoj. Më pëlqeu muhabeti”.

Mirëpo ai vit nuk kishte shkuar sipas planit, dhe Suarezi përsëri ishte tunduar që të shkojë te një klub që luan në Ligën e Kampionëve.

“Ai nuk ishte vit qysh e donim, por idetë tashmë ishin shumë të qarta. Por pastaj shkoi stinori 2012-2013, dhe doja që të nënshkruaja me Arsenalin, [pasi Arsenali kishte luajtur në Ligën e Kampionëve në secilin sezon para tij”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat