Vinicius Junior thotë se shpreson të qëndrojë në Real Madrid për një kohë të gjatë, por nuk është në nxitim për të nënshkruar një kontratë të re.
Marrëveshja aktuale e sulmuesit brazilian zgjat deri në vitin 2024, por ka raportime se klubi është i interesuar për ta lidhur atë me një marrëveshje të re.
Ai tha për TNT Sports: “Nuk më kanë thënë asgjë, por jam shumë i qetë sepse ka mbetur edhe shumë kohë”.
“Sigurisht që dua të rinovoj, sigurisht që dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, por jam shumë i qetë me këtë, gjithçka në kohën e duhur. Kontrata që kam ende është kur kam qenw 16 vjeçar”.