Norwich City ku luan edhe futbollisti kosovar Milot Rashica, ende nuk e ka shijuar fitoren në këtë edicion të Premier League.
Ky ekip aktualisht gjendet në vendin e fundit të renditjes tabelare, me dy barazime dhe tetë humbje.
Po ashtu Norwich i ka shënuar vetëm tre gola dhe i ka pësuar 25, me një mesatare prej dy gola e gjysmë për ndeshje të pësuar.
Kështu skuadra e Rashicës ka sulmin dhe mbrojtjen më të dobët.