Conte në Londër

Futboll

Conte në Londër

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 10:53
Conte në Londër

Antonio Conte ndodhet nga e hëna në Londër, ku po përcakton detajet e fundit të kontratës si trajneri i Tottenhamit: 18 muaj me pagë 15 milionë euro në sezon.

Ndërkohë që nga ora në orë pritet zyrtarizimi i marrëveshjes, mediet kanë zbuluar edhe emrat e futbollistëve që tekniku italian do të kërkojë t’i ketë që në janar nën urdhrat e tij.

Ai e ka thënë qartë se nevojiten përforcime të shumta, të cilat drejtori sportive, Paratici, do të synojë t’i bëjë shumë shpejt reale.

Vlahovic dhe Kessie janë dy emrat që do të përforcimin sulmin e “Spurs”-ave. Stefan de Vrij i Interit për mbrojtjen dhe Lazzari i Lazios për mesfushën.

Të gjithë lojtarë që Conte i njeh shumë mirë, pasi kanë spikatur në Serinë A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat