Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka pranuar se Bukayo Saka dhe Emile Smith Rowe janë lojtarët e tij të preferuar te Arsenal.
“Topçinjtë” shënuan fitore të rëndësishme ndaj Leicester Cityt, derisa vazhdon shkëlqimi nën urdhrat e Mikel Artetas.
Ferdinand për “Five” tha se i pëlqen shumë Sakan dhe Rowe, të cilët janë shumë të rrezikshëm sa herë e marrin topin.
“Emile Smith Rowe e dua këtë lojtar. Mikel Arteta ka qenë nën presion dhe shumë njerëz e thonin emrin e tij që duhet shkarkuar, por ngadalë nisi të ndërtojë diçka”.
“Ramsdale fenomenal. Bëri disa pritje fantastike. Puna e Arsenal ende nuk ka mbaruar, por janë rrugën e duhur”.
“Dy lojtarët e mi të preferuar janë Sake dhe Rowe dhe sa herë që topi shkon te Saka, mendoj se diçka mund të ndodh, e njëjta ndodh për Rowe”.
“Janë duke ndërtuar strukturë dhe luajnë si skuadër. Nuk ishte paraqitje perfektë, por pozitive”, deklaroi ai.
Në ndeshjen e radhës, Arsenal është nikoqir i Watfordit.