Myrto Uzuni po kalon një formë mjaft të mirë në radhët e Ferencvaroshit.
Sulmuesi shqiptar është kthyer në një pikë kyçe të kampionëve të Hungarisë që në sezonin e tij të parë me ekipin nga Budapest, ku ia ka dalë të lërë shenjë me gola dhe asiste.
Lojtari beratas përbën themelet e Ferenvaroshit, i cili ka përfituar shumë nga aftësitë e Uzunit.
Ky sezon i ri ka ardhur me statistika të frikshme për futbollistin e Kombëtares shqiptare, që në 23 paraqitje ka qenë pjesëmarrës në 24 gola të skuadrës së tij.
Plot 16 gola mbajnë firmën e Uzunit në këtë sezon, ndërsa 8 herë ka asistuar për shokët e ekipit.