Barcelona pranon oferta për Umtitin, e ardhmja vendoset para janarit

Futboll

Barcelona pranon oferta për Umtitin, e ardhmja vendoset para janarit

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:18
Barcelona pranon oferta për Umtitin, e ardhmja vendoset para janarit

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti thuhet se ka pranuar një numër të ofertave para afatit kalimtar të janarit.

Umtiti ka humbur vendin titullar që disa sezone, derisa është ‘viktimë’ e kritikave të larta nga tifozët.

Qendërmbrojtësi u kritikua shumë shkaku i pagës së lartë dhe qëndrimit në klub pas situatës së Lionel Messit, por pastaj zbriti pagën kur klubi i kërkoi.

Sipas Sport, një numër i skuadrave duan ta huazojnë Umtitin gjatë afatit kalimtar dimëror.

Umtiti dëshiron që të luftojë për vendin e pozitës së titullarit, derisa shpesh herë ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në verë.

Thuhet se oferta nuk janë nga top skuadrat evropiane, por lojtari mund t’i pranojë shkaku i minutazhës që do fitojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat